Mevlan Shehu është këmbësori që vdiq pasditen e sotme në autostradën Tiranë-Elbasan.

33-vjeçari u përplas nga mjeti që drejtohej nga shtetasi Berat Beciri.

Si pasojë e përplasjes, 33-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në Mullet.

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

“Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje. Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.“, njofton policia.