Gjykata e Vlorës ka lënë në burg 23 vjeçarin Damjano Sejko që u kap me disa armë në qytetin bregdetar.
Sipas burimeve, i riu nuk ka dhënë shpjegime para togave të zeza se ku i ka marrë armët. Sejko u arrestua të premten pas informacioneve të policisë se i riu kishte në plan për të kryer një atentat kriminal.
Gjatë arrestimit të tij, ku u angazhuan forca të shumta policie, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 500 gramë eksploziv të montuar në një pajisje me telekomandë, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.
Hetimet ndërkohë vijojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të të riut dhe lidhjeve të tij me persona të tjerë.