Zef Kola, banues në Tiranë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka porositur vendosjen e lëndës plasëse në pallatin në ndërtim të biznesmenit Liman Gjoka, ngjarje e ndodhur në Shëngjin, në vitin 2021.
Kola akuzohet se ka paguar dy të rinjtë, Erald Pajtani dhe Angli Stafuka për të kryer ‘porosinë’. Të dy janë arrestuar dhe kanë dënuar me burg.
Pajtani ka marrë dënimin me 4 vite heqje lirie, ndërsa Stafuka me 2. Ngjarja ndodhi më 20 nëntor të vitit 2022. Pista kryesore ishte ajo e konfliktit të pronësisë, pavarësisht se vetë biznesmeni ka deklaruar se nuk ka pasur asnjë konflikt për pronën në fjalë.