Administratori i fasonerisë në Thumanë ku ndodhi incidenti tragjik një ditë më parë është vënë në prangat e policisë, i identifikuar si Fred Kalesha.

Ditën e djeshme në këtë subjekt humbi jetën punonjësi Taulant Dika, 33 vjeç, duke punuar me një makineri.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin F. K., 48 vjeç, banues në Krujë, administrator i një fasonerie në Fushë Thumanë, pasi ditën e djeshme, në këtë fasoneri, shtetasi T. D., 33 vjeç, duke punuar me një makineri, është goditur nga një pjesë e makinerisë dhe për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.