Një avokat shqiptar ka rënë në pranga në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Nju Jork.

Sipas njoftimit zyrtar nga Zyra e Emigracionit, Gazmir Xhurxhi kishte shkelur vizën e qëndrimit, ndërsa në vendin tonë ai ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet për mashtrim.

Xhurxhi punonte si avokat në Shqipëri dhe në janar të vitit 2018 ishte arrestuar pasi akuzohej se kishte mashtruar një qytetar, duke i marrë 17 milionë lekë të vjetra. Më 3 tetor të vitit 2018, ai mbërrin në SHBA me vizë. Sipas njoftimit zyrtar, Xhurxhi duhej të qëndronte në SHBA deri më 2 prill të vitit 2019.