Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje në një banesë në Sanxhak të Laçit. Nga informacionet e para bëhet e ditur se ndërtesa është në pronësi të Skënder Likës.
Gjithashtu mësohet se Lika është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Roli, dhe xhaxhai i Ilir Likajt, i akuzuar për vrasjen e biznesmenëve Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, ky i fundit mik i Ervis Martinajt.
Nga informacionet paraprake thuhet se shpërthimi të ketë pasur vetëm dëme materiale në shtëpinë e Likës si dhe në banesat ngjitur me të.
Ndërkohë policia po punon për të zbardhur rrethanat e plota të saj dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.