Një 40-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur nga efektivët e policisë greke në Colonos, pasi tentoi të grabiste një bankë.

Mediat greke raportojnë se policia kishte marrë një denoncim për tentativë vjedhjeje dhe sapo mbërriti në vendngjarje, autori kërcënoi efektivët e policisë me thikë.

Një punonjës policie, i cili ishte jashtë detyrës në momentin e grabitjes së bashku me përgjegjësin e sigurisë së bankës, kanë ndjekur në këmbë autorin, i cili është larguar nga vendngjarja. Autori, të cilit iu gjet një shumë parash, teksa ka tentuar të plagosë me një mjet të mprehtë dy punonjës policie, njëri prej tyre në vetëmbrojtje ka përdorur armën e shërbimit, duke plagosur autorin.

Mësohet se Elton Thoma Zoto, 38 vjeç nga Delvina mbeti i plagosur gjatë një tentative të tij për të vjedhur një bankë në Greqi.