Njëri prej të plagosurve me thikë mbrëmjen e djeshme në lagjen Çole, 30-vjeçari Albion Braushi është nisur në orët e para të mëngjesit drejt Tiranës.

Xhevdet dhe Albion Braushi u plagosën nga 27-vjeçari Rildi Kocja i cili pas një konflikti me motive të dobëta ka sulmuar me thikë vjehrrin dhe kunatin e tij.

62-vjeçari, Xhevdet Braushi ndodhet për momentin në reaminacion pasi gjendja e tij shëndetësore është më e stabilizuar por nuk mund të paraqitet as ky i fundit si jashtë rrezikut për jetën pasi plagët në trup janë të mëdha.

Autori i sulmit, Rildi Kocja dyshohet fillimisht të jetë konfliktuar me Albion Braushin mbi të cilin mendohet se ka goditur rreth 10 herë më pas është futur në sherr dhe babai i tij i cili është goditur disa herë në bark gjoks dhe këmb.

Banorët e zonës, deklaruan se i kishin gjetur babë e bir në trotuar dhe më pas i kishin dërguar në spital, duke theksuar se 30-vjeçari, kishte 10 plagë të shkaktuara nga goditja me thikë në trup.

Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika.