Një 41-vjeçar nga Përmeti i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike. 

Ai është gjetur i vetëvarur në panelin e dushit në tualetin e shtëpisë së tij. Burime bëjnë me dije se viktima është shtetasi Fredi Fekushi.

Ka qenë xhaxhai i viktimës ai që  ka lajmëruar policinë mbrëmjen e djeshme, teksa e ka gjetur të pajetë nipin e vet në ambientet e dushit me litar në qafë.

Mësohet se Fekushi jetonte i vetëm në banesë në lagjen Mejden. Burime nga vendngjarja konfirmojne se 41-vjeçari kishte ditë që nuk konsumonte ushqim. Ndërkaq ai njihej si konsumues i lëndëve narkotike.