Një 49-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 vjet burg në Itali, pasi është shpallur fajtor për vrasjen e një biznesmeni italian.
Sipas mediave të huaja bëhet fjalë për Ilir Lebën, i cili ka qëlluar për vdekje me thikë biznesmenin, Tommanso Dini.
Mësohet se Leba ishte sipërmarrës në Itali, teksa raportohet se shkak i kësaj ngjarje dyshohet se ka qenë shitja e një shtëpie.