Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Dibrës. Një konflikt mes dy personave ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta dhe për pasojë një 26-vjeçar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në Homesh, ku 26-vjeçari Dritan Manjani është goditur me kaçavidë dhe për pasojë ka humbur jetën në spital.
“Në orët e vona të mbrëmjes, në Shupenzë shtetasi D.D., 30 vjeç, banues në fshatin Homesh, për motive të dobëta është konfliktuar me shetasin D.M., 26 vjeç, banues në Homesh. Gjatë konfliktit 30-vjeçari e ka goditur me kaçavidë 26-vjeçarin, i cili si pasojë e plagëve ka humbur jetën në spital”, njofton policia.
Ndërkohë, autori Dorjan Mema është arrestuar nga uniformat blu dhe ndodhet në rajonin e policisë së Dibrës. Sipas informacioneve paraprake, ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të vjetër, por ende nuk dihen të tjera detaje. Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur dinamikën e ngjarjes.