Një shqiptar është dënuar në Mbretërinë e Bashkuar për veprën penale kultivim të bimëve narkotike.

Endrit Neza u kap nga policia britanike më 24 gusht të këtij viti, teksa kujdesej për bimët e kanabisit në një parcelë kanabisi në Newcastle.

Shqiptari, i cili kishte hyrë ilegalisht në Britani kujdesej për rreth 300 bimë kanabisi, të cilat kishin një vlerë tregu nga 28 mijë deri në 120 mijë paund.

30-vjeçari, i cili u kthye në Angli pasi u deportua në vitin 2017, u arrestua pasi policia bastisi një pronë në Malvain Avenue më 24 gusht të këtij viti, ku gjeti fermën e kanabisit.