Kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ndërsa përmend disa nga ish-Presidentët Amerikan të cilët u larguan nga politika pas mbarimit të mandati, vë theksin se nuk ndodh e njëjta gjë me politikanët shqiptarë.


Me nj shënim në facebook, ai George H, Bush, Bill Clinton, Barack Obama, etj., për të cilët thotë se  “ata erdhën pas Berishës dhe u larguan para tij”.


Kreshnik Spahiu shkruan se ata bënë histori tetë vite, e më pas u larguan dhe dolën në pension, ndërsa në vendin tonë, “Berisha ka 60 vite dhe do edhe tetë të tjera”.


Postimi i plotë:


Ata erdhën pas Berishës dhe u larguan para tij.


1990 George H, Bush, (tashmë nuk jeton)


1994 Bill Clinton, (pensionist)


2001 George Ë. Bush, (pensionist)


2009 Barack Obama, (pensionist)


2017 Donald Trump, (prag pensioni)


Të gjithë bënë histori 8 vjet dhe dolën në pension.


Berisha dhe Meta 1990 – 2020


30 + 30 = 60 vjet dhe kërkojnë të rikthehen 8 tjera!