Është zbardhur dëshmia e Dibran Hoxhës, i njohur ndryshe si “Kobra”,  në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Prizren mëngjesin e ditës së djeshme, ku mbeti të vdekur 31-vjeçari Visar Cengu.

Mësohet se Hoxha ka pranuar akuzat, ndërsa ka deklaruar vëllai i tij, Enver Amrallahu nuk është i përfshirë në këtë ngjarje, pasi ka mbërritur në lokal pasi kishte ndodhur krimi.

“Pajtohem me fjalët e avokatit, veç deshta me shtu diçka në lidhje me Enver Amrallahun, ky është vëllau prej nanës. Ky ka ardhë masi ka ndodhë, masi ka ni prej tjerëve që ka ndodh diçka në lokal, ka ardhë masi me policinë mrapa krejt kur janë marrë deklaratat krejt, kanë ardhë e kanë nxanë aty si vlla”, tha i dyshuari Hoxha.

Sipas Prokurorisë, Dibran Hoxha akuzohet për veprat penale “Vrasje e rëndë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “manipulim provash”, ndërsa Arben Vezaj, Burim Mazreku, Jesmir Badalli, Kujtim Gashi dhe Enver Amrallahi, akuzohen për veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje”, ndërsa gjykata ka vendosur t’i lërë të arrestuarit në burg.

Cengu, me origjinë nga Kukësi, kishte shkuar me dy shokë të tij në lokalin e Hoxhës, “Kombra City”, ndërsa pas nj debati në lidhje me faturën e 3 shqiptarëve, Hoxha dhe bashkëpunëtorët e tij kanë qëlluar me armë drejt tyre.

 Plumbat i morën jetën në vend 31-vjeçarit, ndërsa lanë dy hsokët e tij të plagosur rëndë.