GJKKO ka liruar nga qelia Klaudjo Zhillën dhe ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Zhilla është arrestuar pas zbulimit të skemës së korrupsionit në Korçë, ku u përfshi edhe gjyqtarja Mimoza Margjeka.

Dyshohet se Zhilla ishte biznesmeni që ndërmjetësoi ryshfetin mes palëve.

Margjeka akuzohet nga SPAK për korrupsion, pasi nga përgjimet e Prokurorisë së Posaçme rezultoi se ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

Në këtë skandal ishte i përfshirë edhe bashkëshorti i Margjekës, Arben Cara si dhe Nejton Bali apo avokati Skender Demiraj.