Flet për herë të parë vëllai i Renald Tahiri 38-vjeçarit që vdiq në qelinë e burgut 302 në Tiranë.
Pak ditë më parë një lajm i trishtë ka tronditur Tiranën, ku 38-vjeçari Renald Tahiri ndërroi jetë brenda burgut. I vëllai i të ndjerit i ftuar në “Shqipëria Live” ka folur në lidhje vdekjen misterioze dhe rrethanat.
“Pata mundësinë të flisja, pavarësisht se i vinte turp. I kam provuar të gjitha mënyrat me të, por jeta e tij dihej.
Ka qenë i vdekur për së gjalli. Por në Francë u rehabilitua, ndërsa sa u kthye në Shqipëri, vetëm 2 ditë dhe ditën tjetër u rikthye te droga.
U thashë familjes që u kurua atje, ishte i fortë, ai rezistonte shumë. Atë ditë kishte bërë 7 vjedhje. Ishte i vetëdijshëm që do e ndalonin. Në burg kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës.
Policia e ka marrë në mënyrë paqsore, patrullat, ndërsa të burgu brenda nuk di çfarë të them. Kur është larë trupi nuk janë parë shenja dhune.
Babait i kishin thënë që ka ndërruar jetë të dielën në darkë, në 2 prill, por unë dyshoj se mund të kishte ndodhur në 31 mars. I kanë thënë atak kardiak.
Në dokument thuhet se vdiq të shtunën”, tha Renis Tahiri, i vëllait Renaldit.