Lajmi i bujshëm vjen nga “El Periodico”. Sergio Aguero do të shpallë të mërkurën vendimin e tij për t’u tërhequr nga futbolli.

Argjentinasi e ka pranuar se nuk mund të vazhdojë më të luajë në nivele të larta, pasi u diagnostikua me aritmi kardiake pas ndeshjes kundër Alavés më 30 tetor.

Diagnoza e parë kishte parashikuar një ndalesë 3-mujore për Kun, edhe pse prej disa javësh po qarkullonte gjithnjë e më këmbëngulëse lamtumira e parakohshme nga futbolli.

33-vjeçari iu bashkua Barcelonës në verë, pas 10 vitesh të shkëlqyeshme te Manchester City, periudhë në të cilën fitoi 15 tituj, u shpall golashënuesi më i mirë i Premier League në një sezon dhe vendosi disa rekorde.