Ka hapur dyert e mortit familja e Klajdi Bitrit, 23-vjeçarit që u vra të dielën në Ankona nga një algjerian.
Bëhet me dije se në shtëpinë e familjes së të ndjerit kanë shkuar për ngushëllime Ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe kryetarja e bashkisë së Lushnjes Eriselda Sefa.
“Nuk gjej dot fjalë për të thënë atë që po kaloni. Unë jam nënë vetë dhe e di çdo të thotë një fëmijë. Kjo që bëra unë me stafin dhe ministrin është një detyrim moral. Ne do të donim që kjo gjë të mos kishte ndodhur… Bravo që u tregova kaq i fortë”, u shpreh Sefa e ulur pranë vëllait të Klajd Birtit.
Pas apelit të babait të Klajdi Bitrit, Ministri i Brendshëm, ndërhyri për të nxjerrë pasaportën dhe në këtë mënyrë që Agim Bitri mundi të shkonte në Itali për të kryer procedurat e marrjes së trupit të pajetë të djalit në atdhe.
Balla: A ju morën deklarimet atje, për ngjarjen?
Agim Bitri: Unë si prind dua drejtësi. Ai është i pafashëm.
Balla: Vëllai hyrui për ti ndarë?
I vëllai: Po për t’i ndarë