Detaje të reja janë mësuar për tragjedinë e ndodhur mesditën e kësaj të diele në në plazhin Vilë-Boshtovë, ku u mbytën babai me dy djemtë e mitur.
Për mediat bëhet me dije se familja nga Tirana kishte zgjedhur që këtë fundjavë ta kalonte në këtë bregdet, por gëzimi është kthyer në tragjedi. Sipas tij, trupat aktualisht ndodhen në morgun e Kavajës dhe pritet të transportohen në morgun e Durrësit për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore.
Ndër të tjera mësohet në këtë zonë mungojnë rojet bregdetare.
“Në fakt është një ngjarje e rëndë e regjistruar rreth orës 12:00 të mesditës së sotme. Tre persona të së njëjtës familje kishin zgjedhur që ditën e sotme ta kalonin gjithë gëzim në këtë bregdet, por u kthye në tragjedi. Ata aktualisht ndodhen në morgun e Kavajës, por që do të transportohen drejt morgut të Durrësit për ekspertizë të mëtejshme mjeko-ligjore. Në momentin e ngjarjes janë ndodhur shumë persona aty, të cilët janë përpjekur të japin ndihmën e parë mjekësore, por ka qene e pamundur
Në djeninë time në zonën që ka ndodhur kjo ngjarje mungojnë vëzhguesit e plazhit, për këtë arsye përballemi sot me tre viktima.”- thuhet në media.