Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi ka deklaruar se nëse Kuvendi do të njihte Lulzim Bashën si kreun e Grupit, kjo do të ishte “absurditet”.

Bardhi theksoi se kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla duhet të respektojë rregulloren e Kuvendit.

Ndërsa i kërkoi që të mos kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament. ” Një situatë e tillë do të sillte absurditet. Basha të sjellë 18 vota, 19 e ka të siguruar. Qëndrimi i Kuvendit është e qartë, Kuvendi të zbatojë rregulloren e parlamentit”, tha ai. 

Gazment Bardhi: Janë mbledhur të gjitha firmat në mbledhjen e sotme dhe nesër do të depozitohen kërkesat për ngritjen e Komisioneve Hetimore.

Kush është kreu i grupit e dini edhe ju, jo më kryetarja e Kuvendit. E ka sqaruar në mënyrë korrekte se si merren vendimet për një grup parlamentar.

Nuk kam asnjë dyshim që kryetarja e Kuvendit do të respektojë rregulloren e parlamentit dhe nuk do kryejë akt provokimi ndaj deputetëve të opozitës në Parlament.

Do jetë një listë të unifikuar folësish dhe qëndrim të unifikuar të deputetëve të opozitës në seancë.