Samiti i BE në Tiranë ka prodhuar skena nga më të ndryshmet dhe përshëndetje të formave të veçanta për lidera të ndryshëm europianë. Kryeministri Rama dukej tepër i ekzaltuar si “zot shtëpie” përballë liderve europianë.

Kryeministri Rama është përkulur në gjunjë përpara kryeministrit të Luksemburgut, Xavier Bette. Por çfarë e bëri kreun e qeverisë të ulet në gjunjë para drejtuesit të lartë europian.

Në momentin që Bettel u afruan me çantën e tij në dorë, Rama u ul në gjunjë për arsye që ende nuk dihet. Bettel qeshi, e po ashtu edhe kryeminsitri Edi Rama. 

Kryeministri Edi Rama e ka pritur me përqafime të ngrohta homologen e tij finlandeze Sanna Marin.

Bëjmë me dije se Marin ka mbërritur në Tiranë në kuadër të Samiti të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor.

Kjo është një ditë historike për vendin tonë, pasi për herë të parë do të mbahet një samiti përmasave të tilla.