Fisi i Çapjave në Elbasan është vënë sërish në shënjestër të policisë si të dyshuar se janë të përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale të ndodhur në vend, e që ende nuk janë zbardhur.

Policia gjeti ditën e sotëm një makinë në servilin e Fejzulla Çapjas, babai i Florenc Çapja, i cili kërkohet nga policia. Fejzulla Çapja u shpall në kërkim nga policia, pasi brenda automjetit u gjendën plumba dhe një sërë sendesh të tjera, të cilat krijonin kushte për kryerjen e një krimi.

Operacioni i kontrollit u ndërmor pasi policia kishte marrë informacione se Florenc Çapja ishte kthyer nga Dubai për në Shqipëri.