Ambasadorja Amerikane Yuri Kim po zhvillon ditën e sotme një vizitë në Gjykatën Kushtetuese.
Mësohet se takimi vjen pas zgjedhjes së anëtares të 9-të të Kushtetueses dhe plotësimin e saj. Deri më tani nuk dihet arsyeja e vizitës së diplomates në këtë institucion të lartë drejtësisë.
Procesi i reformës në drejtësi bëri që shumë nga gjyqtarët dhe prokurorët të shkarkohen nga detyra, ndërsa kjo u shoqëruar me krijimin e vakancave në gjykatat e vendit, përfshirë këtu dhe “Kushtetuesen”.