Menjëherë pas zgjedhjes kryetar i PD, Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e radhës.

Kujtojmë se ditën e djeshme Basha ka mbledhur Kryesinë teksa ndër të tjera ka bërë të ditur se në shtator do të nisë kërkesën për ngritjen e dy Komisioneve Parlamentare. Siç bën të ditur zyra e shtypit e PD-së, Lufta kundër korrupsionit prioritet në mbledhjen e parë të Kryesisë të drejtuar nga Basha.

Mbledhja e parë e Kryesisë së Partisë Demokratike nën drejtimin e Lulzim Bashës, përveç mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 2 shtator, ka vendosur si prioritet luftën ndaj korrupsionit në nivel qendror dhe lokal.

 Shtatori do të sjellë edhe 2 nisma kundër korrupsionit nga Partia Demokratike:

1. Kërkesën për hetim parlamentar të fondeve të IPARD, ku paratë e taksapaguesve europianë u devijuan për projekte dhe afera korruptive.

2. Ridërgim i kërkesës për hetimin parlamentar të gjithë atyre që kanë përfituar statusin investitor strategjik, për të parë se çfarë përfitimesh strategjike kanë sjellë për zhvillimin e vendit, përveç pasurimit të pushtetarëve.