Deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma ka paralajmëruar ditën e sotme një konferencë urgjente për shtyp. 

Bëhet me dije nga detaje të shpërndara për mediat se konferenca pritet të zhvillohet në orën 10:30 në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Kujtojmë që një ditë më parë deputetja u përfol në media se do të largohet nga politika për tu bërë pjesë e medias, ku flitej se do të merrte drejtimin e një emisioni politik.

Megjithatë ende nuk është konfirmuar asgjë lidhur me këtë informacion, ndërkohë që nga ana tjetër as se cila do të jetë tema e konerencës së ditës së sotme nuk është treguar.