Një ngarkesë me heroinë është kapur ditën e sotme në Kroaci.
Mediat e huaja raportojnë se ngarkesa vinte nga Shqipëria, teksa mësohet se në pranga kanë rënë një shqiptar rreth 24 vjeç. 11 kg heroinë të kapura në Kroaci u tentuan të futen përmes pikës kufitare Konavo, nga një makinë me targa shqiptare.
Kujtojmë se më 16 dhjetor në Kroaci një autobus me targa shqiptare u kap me 5.4 kg heroinë dhe 5.6 kg kokainë.
Ndërsa në 10 janar u kap një tjetër makinë me targa shqiptare në Kroaci u kapën 11 kg heroinë. Pra në 1 muaj janë kapur 27.4 kg heroinë dhe 5.6 kg kokainë.
Ndërsa tre ditë më parë dy shqiptarë të tjerë u kapën me të njëjtën sasi droge në Kroaci.