Një operacion i SPAK është duke u zhvilluar ditën e sotme në kampin MEK në Manëz të Durrësit, ndërkohë që situata atje nuk paraqitet e qetë.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se deri më tani është konfirmuar një person i vdekur dhe disa të plagosur.

Ndër të tjera mësohet nga burime të pakonfirmuar se deri më tani nga SPAK janë lëshuar 70 urdhër-arresti për iraninaët e strehuar brenda këtij kampi.

Kujtojmë se Shqipëria në shtator të vitit 2022 ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Iranin!

Ndërprerja erdhi pasi sipas qeverisë shqiptare kishte prova të pakundërshtueshme se Irani ka financuar sulmin kibernetik ndaj shërbimeve online, gjë që nga ndikuar në marrjen e vendimit për të prishur marrëdhëniet zyrtare me këtë shtet. Hakerat iranianë publikuan video dhe te dhënë sensitive në faqen ‘Homeland Justice’.