Një sasi e konsiderueshme droge është kapur në Librazhd. Operacioni antikanabis është finalizuar mbrëmjen e sotme nga policia e Elbasanit pas një pune hetimore.
Sipas informacioneve, raportohet se droga e sekuestruar ishte bërë gati për shitje.
Lënda dyshohet se kishte destinacion trafikimin jashtë vendit. Deri tani dyshohet të jenë shoqëruar 2 persona por hetimet vijojnë për kapjen e personave të tjerë.
Policia pritet të sqaroj detajet në orët në vijim.