Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin policor të zhvilluar ditën e sotme në zonën e Liqenit të Thatë, në tiranë.
Mësohet se policia ka qenë në kërkim të personave në kërkim, ndërsa ka pasur disa persona të shoqëruar. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i personave të shoqëruar, teksa pritet që uniformat blu të dalin me një njoftim zyrtar.
Ndërkohë, mësohet se janë kontrolluar 3 automjete luksoze në të cilat ndodheshin disa persona që janë shoqëruar nga forcat operacionale. Kujtojmë se dhe mbrëmjen e djeshme policia ka zhvilluar kontrolle në zonën e Xhamllikut në kryeqytet.