Tri makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:55, kur shërbimi zjarrfikës mori njoftimin për një zjarr në dy automjete.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes u konstatua se kishim marrë flakë dy vetura dhe se rrezikoheshin shumë të tjera të parkuara njëra pas tjetrës. Menjëherë u bë izolimi i zjarrit për të mos u përhapur në mjete të tjera dhe më vonë fikja plotës8sht e zjarrit
Gjithashtu bëhet e ditur se nga zjarri u dogjën dy vetura dhe pjesërisht një e tretë. Shkaku i zjarrit mendohet i qëllimshëm.