Fushata elektorale e Partive Politike ka sjellë në fokus dy problematika shumë të mëdha në aspektin social. Përdorimi i fëmijëve të mitur me shpërndarjen e imazheve të tyre nga politikanët dhe fushatat e bamirësisë që nuk mungojnë kurrë në fushata elektorale. A është cenim i privatësisë një rast i tillë?

Kjo pyetje u ngrit sot në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku në një lidhje live ishte pedagogu i njohur, Erion Kristo. Sipas tij, kjo është një histori e vjetër, por këtë vit fati deshi që të mos përdoreshin shumë si herët e tjera.

“Por pavarësisht situatës, politikanët po e vërtisin muhabetin. Fëmijët nuk duhet të jenë farë në fushata. Nëse politikanët vijojnë të marrin në fushata fëmijët duhet të quhen pedofil, jo politikan. Ata mendojnë se mund të përdorin çdo gjë të Shqipërisë, çdo pasuri të vendit, çdo lek të shqiptarëve.  Ne nuk jemi kundër daljes së fëmijëve në publik, se mund të dalin për shumë arsye të ndryshme. Por le të bëjnë një organizim për fëmijët, se çfarë kanë në plan për ta. Por jo të përdoren nga politikanët. Ata nuk janë të përjashtuar në jetën publike, por duhet të jetë sipas rregullave të tyre”, tha Kristo.