Pas përfundimit të tryezës së konsultimit për financimin e partive politike, kryetati i KQZ Ilirjan Celibashi ka zhvilluar një komunikmin për mediat.
Teksa ishte duke folur për gazetarët Celibashi u oyet gjithashtu edhepër financimet ruse në PD.
Celibashi u shpreh se çështja po adresohet nga prokuroria dhe përbën shkelje të rëndë të ligjit.
“Ka parashikime në Kodin Penal dhe zgjedhor për të ndaluar financimet ruse, janë çështje që po adreson nga organi i Prokurorisë. Përbën shkelje të rëndë të ligjit, të cilat klasifikohen si vepra penal dhe do të duhet të trajtohen nga organet përkatëse Prokuroria dhe Gjykata”, tha ai në një deklaratë për gazetarët.