Petro Beleri, djali i kandidatit fitues në Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri, ka dhënë një prononcim për mediat, pas shpalljes së rezultatit.

Beleri u shpreh tepër i emocionuar dhe theksoi se sot është një ditë shumë e madhe për Himarën.

Në lidhje me gjendjen e babait në burg ai nuk dha shumë detaje, pasi tha se nuk i lejohet të komunikojë me të.

“Jam shumë i emocionuar, sot është një ditë e madhe për Himarën. Shikoni çfarë bëhet këtu.

Nuk më lejojnë të flas me babain, nuk e di nëse e ka marrë vesh për fitoren.

Është një lojë politike që duhet ta zgjidhim. Jemi njerëz të thjeshtë dhe duam të bëjmë sa më mirë të mundemi. Jemi të gëzuar, por jemi dhe të mërzitur nga situata. Pasi nuk kam asnjë informacion se ku ndodhet babai im nuk di asgjë”, tha Beleri.