Fredi Beleri ka reaguar përmes një postimi në FaceBook nga burgu pas shpalljes së rezultatit në bashkinë e Himarës. Ai u shpall fitues me një diferencë të vogël votash, ndërsa është shprehur falenderues ndaj votuesve.
Ai thotë se votuesit u përpoqën t’i nënshtronin, por nuk mundën.
Postimi i plotë i Fredi Belerit në FaceBook:
Deklaratë e Fredi Belerit:
“Demokracia fitoi! Himara fitoi! Mirënjohës për të gjithë ata që treguan burrëri. I mirëkuptoj të gjithë ata që terrorrizmi u mundua ti nënshtrojë. Sot nuk ka humbës dhe fitues, janë të gjithë qytetarë të Himarës dhe unë Kryebashkiaku i tyre dhe si i pari mes të barabartëve do të do të përparojmë së bashku që të bëhemi akoma më të fortë në mbrojtje të demokracisë dhe të Drejtave të Njeriut!”
Fredi Beleri