Në orët e para të mëngjesit të sotëm lokali i këngëtarit të njohur Noizy, është përfshirë nga flakët.

Mësohet se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Sakaq policia po heton, nëse kemi të bëjmë me një zjarrvënie të qëllimshme apo jo.

Janë  konstatuar dy-tre vatra zjarri që janë shuar nga zjarrfikësit në orët e para të mëngjesit të sotëm.

“Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen nr. 1, ka rënë zjarr në lokalin në pronësi të shtetasit B. R. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale”, njofton policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën për sqarimin e rrethanave të këtij rasti, si dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.