Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Gjermani, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike.
Sipas mediave gjermane, ngjarja ka ndodhur në qytetin Volklingen, ku 42-vjeçari është ndaluar për kontroll teksa lëvizte me makinë e tij Audi. Por pasi ka dalë nga makina, shqiptari ka tentuar të largohet, duke krijuar dhe kaos në rrugët e qytetit.
Megjithatë, duket se policia gjermane ishte e përgatitur, dhe disa efektivë të veshur si civilë kanë bërë të mundur ndalin e tij, duke e shtrirë në tokë dhe duke e prangosur.
Sipas mediave gjermane bëhet fjalë për 30 kg drogë, kryesisht kanabis e cila iu gjet në makinë, teksa një tjetër sasi drogë iu gjet dhe në banesë.
Shqiptari ishte nën monitorim prej disa kohësh. Hetimet vazhdojnë, pasi ka dyshime se ishte pjesë e një grupi të krimit të organizuar.