Artion Taçi, drejtori i zjarrfikëses së Cërrikut ka rënë në prangat e Policisë. Mësohet se Taçi dhe pesë persona të tjerë akuzohen për ndikim të pligjshëm dhe krim zgjedhor. Arrestimi i tyre ka ardhur me urdhër të Prokurorisë së Elbasanit.
Ndërkohë, kujtojmë se në janar të këtij viti Taçi ra në prangat e Policisë pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Ai u ndalua nën akuzën “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, pasi kur u ndalua nga policia dhe iu bë testi i alkoolit, ky shtetas rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.
Artion Taçi mësohet se akuzohet për ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe krim zgjedhor.
Arrestimi është bërë nga Agjencia e Mbikëqyrjes policore. Po ashtu në pranga janë vënë edhe Agiano Dinoshi, Adnand Xhelili, Alban Shima, Armand Gjoka.
Drejtori dhe vartësit kanë dhënë vërtetime false subjekte që kishin detyrime ndërsa kanë marrë pjesë active në zgjedhje në një kohë që e kanë të ndaluar.