Qytetarët kanë nisur të mblidhen përpara Parlamentit, pak para nisjes së seancës, aty ku do të zhvillohet protesta e opozitës.
Me pankarta në duar ata kanë ironizuar megaskandalin “McGonigal” ku emri i kryeministrit Edi Rama del në korruptimin e ish zyrtarit të FBI-së.
“Edi me dash’, shkon në Shtëpinë e Bardhë, Edi is a brand name in FBI files, Edi, FBI is watching you”, ishin disa nga pankartat.