Sulmi me armë ndaj Top Channel, një orë pas mesnatës, ka tronditur opinionin publik. Viktimë e këtij sulmi mbeti 60-vjeçari Pal Kola, baba i tre fëmijëve.

Viktima ishte me origjine nga fshati Bicaj dhe banonte në periferi të kryeqytetit, në zonën e Sharrës.

60-vjeçari punonte si roje në këtë televizion prej 6 muajsh, teksa ndërroi jetë rrugës për në Spitalin e Traumës si pasojë e plumbit që kishte marrë nga të shtënat.

Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë gjetur të paktën 25 gëzhoja.

Policia ka gjetur një automjet të djegur tip “Range Rover” në Golem të Kavajës me dy armë zjarri brenda, i cili dyshohet të jetë përdorur nga autorët.

Automjeti ishte i vjedhur në Shkodër, ndërsa targat dyshohet se janë vjedhur në Tiranë.