
Një ngjarje e rëndë u regjistruar sot në zonën e “Ali Demit” në Tiranë. Një foshnjë e seksit mashkull u gjet i vdekur brenda një kutie kartoni pranë koshit të mbeturinave.
Në foton e shkrepur nga LSA shihet edhe kutia ku ka qëndruar fëmija.
Në lagjen “Ali Demi”, mbrapa ish-markatës së vjetër, në koshin e mbeturinave është gjetur pa shenja jete një foshnje i gjinisë mashkullore.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe shoqërimin e shtetasit/es që ka hedhur në kosh foshnjën.
