Fotoja e mësipërme tregon 50-vjeçarin shqiptar që u vra një ditë më parë në Selanik të Greqisë. Burri u qëllua nga një bashkatdhetar 45-vjeçar, i cili u dorëzua të premten, duke i thënë policisë se nuk kishte asnjë motiv për të kryer vrasje. Viktima e sulmit në Selanik, Shpëtim Bajrami.

Sipas informacioneve, 45-vjeçari pretendon se ishte shok me viktimën dhe se mes tyre kishte pasur një sherr. Shkak i përleshjes dyshohet se kanë qenë çështjet financiare që kanë të bëjnë me viktimën dhe autorin. Ndaj 45-vjeçarit është ngritur një dosje dhe pritet që të shtunën të dalë në prokurori dhe hetues. Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku pak më parë. Madje, një përleshje çoi në incidentin e përgjakshëm dhe sulmin me të shtëna.

“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga viktima”, tha ai.

Ngjarja e përgjakshme ndodhi në orën 12:35 të së enjtes jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51.