Është duke vijuar protesta e sotme e opozitës, teksa incidenti që i ndodhi Sali Berishës ka bërë xhiron e rrjetit.
Sikurse edhe herën e kaluar kjo protestë është shoqëruar me mesazhe dhe simbole, teksa një gomone është përdorur për të treguar largimin e shqiptarëve drejt Britanisë së Madhe.
Ndërkaq, nga selia e PD-së janë parë të dalin edhe vajza të veshura me të zeza, si në zi.
“Kortezhi i dhimbjes shqiptare”, ka kënduar edhe një këngë vaji në tekstin e të cilës ndër të tjera thuhej: “Ai që i vrau shpresën shqiptarëve….”.
Mes grupit të ‘artistev’ me të zeza spikaste kandidatja e primareve, Adriana Kalaja.