Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shoqërua nga bashkëshortja e tij në protestën e sotme, mbajtur paralelisht me Samitin e BE.

Liri Berisha iu bashkua ish-kryeministrit pasi ai u dhunua në nisje të protestës, teksa në fillim, krah tij ishte kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Liri Berisha shihet me syze, kokulur, duke ia mbajtur krahun Berishës, i cili është i gjakosur pasi u godit me grusht.

Kryedemokrati Sali Berisha u dhunua këtë mesditë nga një 31-vjeçar të identifikuar si Gert Shehu. Kreu i PD-së po ecte krah Metës në momentin që Shehu u afrua dhe iu sul kryedemokratit duke e qëlluar me grusht.

Kreu i PD-së ra në tokë dhe në atë çast ndërhynë truprojat e tij duke dhunuar 31-vjeçarin. Pasi e rrahën, truprojat ia dorëzuan policisë. I riu rezulton të jetë një person me çrregullim psikotik të papërcaktuar dhe mjekohej.