Zgjedhjet lokale të mbajtura më 14 maj sollën një tjetër fitore për Partinë Socialiste, e cila arriti të merrte 53 bashki.

Koalicioni “Bashkë fitojmë” i Sali Berishës dhe Ilir Metës duket se nuk ishte kundërshtar i “denjë” për mazhorancën, ndërsa mori vetëm 7 bashki.

Një qytetar duket se cilëson pikërisht Berishën fajtor për humbjen e thellë të opozitës dhe këtë e ka shprehur shumë qartë në fletën e votimit. Në një fletë votimi në Vlorë, një demokrat nuk ka votuar për asnjë kandidat, por ka shkruar diçka që fleta e pavlefshme të ketë një mesazh të qartë.

“Motrën o Sali Berisha që e bërë kështu këtë punë”, shkruan demokrati vlonjat.