Personat në foto janë Elton dhe Klodian Lekstakaj, personat që janë në gjak me fisin Nikulaj. Kushëriri i tyre, Edmond Haxhia rezulton të jetë porositësi dhe financuesi i vrasjes së Ardian Nikulajt.

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku bëri të ditur ditën e sotme se në vrasje janë të përfshirë 6 persona, 5 të huaj dhe një shqiptar, ndërsa vrasësi ka qenë shtetas portugez.

Emrat e personave të përfshirë janë: Edmond Haxhia, Ruben Saraiva, Harry Simson, Thomas Mithan, Steven Hunt dhe Harriet Bridgeman.

Motivi i vrasjes ka qenë gjakmarrja, ndërsa autorët menjëherë pas kryerjes së krimit janë larguar nga Shqipëria.