Një tjetër qendër masazhesh në Tiranë rezultoi ditën e sotme se në fakt, ishte thjesht një kamuflim për një qendër tjetër ku ushtrohej prostitucioni.
Mësohet se kjo qendër masazhi ndodhej në zonën e Astirit, në Tiranë, dhe menaxhohej nga Kristina dhe Kristos Halili, të dy motër e vëlla. Ata punësonin vajza të reja, të cilat i përdornin për prostitucion duke u kamufluar si qendër që ofron shërbime masazhi.
Pagesat përkundrejt seksit varionin nga 3-15 mijë lekë në varësi të “shërbimit” që ofronin punonjëset. Ato ushtronin prostitucionin ilegalisht ndërsa në pranga ka rënë vetëm një vajzë që shfrytëzohej për prostitucion.
Prurjet e reja të qendrës reklamoheshin në Instagram, ku në vend të reklamimit të teknikave të masazhit, Eden reklamonte format trupore të punonjëseve.