Puna të detyron të kryesh detyrat edhe në kushte jo aq të favorshme, dhe duket se këtë ndjesi e ka provuar edhe një politikan shqiptar.

Ministri i jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, është parë duke drejtuar një mbledhje me kabinetin e tij dhe njëkohësisht duke marrë serum.

Fotografia është publikuar nga disa profile në rrjetin social “Facebook” dhe mendohet se është realizuar gjatë javës së kaluar.