Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate dhe tensione teksa është mobilizuar gjithashtu dhe garda e republikës.
Ka qenë ish-Kryeministri Berisha, ai i cili bllokoi foltoren duke sjellë edhe ndërprerjen e seancës për shkak se nuk ishte dakord me kohën e limituar për të folur në Kuvend për anëtarët e grupit të tij.
Nga ana tjetër bëhet me dije se Berisha gjeti si zgjidhje futjen “LIVE” në Facebook, ku edhe e ‘transferoi’ seancën në Kuvend.
Në një moment ishte ministrja e Shtetit, Elisa Spiropali, e cila ka zgjedhur ‘t’i ndërhyjë’ Berishës në festën e tij online, duke ngritur dy gishtat lart. Berisha për disa minuta nuk e lëshoi foltoren duke bllokuar seancën.