Eksperti i sigurisë Fatjon Softa ka treguar për Zona Zero në Top News nga terreni itinerarin e ngjarjes së rëndë mbrëmjen e djeshme në godinën e Top Channel.

Softa ka treguar se si autorët kanë goditur me 27 plumba drejt ndërtesës së TCH ku mbeti dhe i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç.

Gjatë intervistës së bërë në terren, Softa tregoi edhe plumbin që i ka marrë jetën punonjësit të Top Channel.

“Autorët nuk do kenë pasur një objektiv të saktë pasi porta ka qenë e hapur dhe mund të kishin hyrë, por kanë dhënë një mesazh kundër televizionit,” tha ai.