Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në kuadër të turit të tij ballkanik.

Siç raportojnë mediat serb, takimi është duke u mbajtur në “Villa Mir”, dhe pas takimit të dy liderët do t’iu drejtohen mediave.

Ky është takimi i parë mes dy liderëve, pas asaj që u duk një ftohje në marrëdhënien e tyre, e cila duket e ngrushte, pasi Rama paralajmëroi se se do kishte ngrirje raportesh mes dy vendeve, nëse nuk liroheshin 3 efektivët e policisë, të rrëmbyer nga forcat serbe në veri të Kosovës.